Një 40-vjeçare është arrestuar në Kumanovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një vajzë të mitur.
Ngjarja është raportuar më 20 shtator, rreth orës 02:50, në rrugën “Tode Mendol” në Kumanovë. Sipas policisë, zyrtarët e SPB Kumanovë kanë ndaluar dhe privuar nga liria A.A., 40 vjeçe.
Autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj të dyshuarës pritet të ngrihet kallëzim përkatës.






