Në burgun e Idrizovës janë gjetur dhe sekuestruar 32 paketime me marihuanë, të cilat dyshohet se ishin të destinuara për një të dënuar 48-vjeçar nga Kumanova.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është regjistruar më 9 gusht, rreth orës 11:00, gjatë kontrollit të një pakoje të adresuar për të dënuarin O.M., 48 vjeç.
Punonjësit e burgut kanë gjetur dhe sekuestruar 32 paketime me lëndë narkotike, të dyshuara si marihuanë.
Droga është marrë nga policia për procedurë të mëtejshme. Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.






