Më 3 tetor 1995, presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov, u vu në shënjestër të një atentati me bombë në qendër të Shkupit. Ai mbijetoi me lëndime të rënda në kokë, ndërsa shoferi i tij, Aleksandar Spirovski, humbi jetën. Në shpërthim u plagos edhe truproja Ilço Teovski, ndërsa më vonë nga plagët vdiq edhe një kalimtar, Hristo Hristomanov.
Sulmi ndodhi rreth orës 09:50, në rrugën “Maqedonia”, para hotelit “Bristol”. Në një automjet “Citroën Ami 8” ishin vendosur rreth 20 kilogramë eksploziv, i cili u aktivizua me telekomandë.
Hetimet, gjatë të cilave u kontrolluan dhjetëra mijëra automjete, objekte dhe persona, nuk çuan te autorët. Edhe 31 vjet më vonë, mbetet e panjohur kush e organizoi dhe ekzekutoi atentatin.
Procedura ndaj autorit të panjohur ende mbetet e hapur. Kiro Gligorov vdiq më 1 janar 2012, në moshën 94-vjeçare.
Atentati vazhdon të jetë një nga rastet më të mëdha të pazbardhura të historisë moderne të Maqedonisë.






