31 korrik 1908: U themelua klubi “Bashkimi”, me synim zhvillimin e arsimit dhe gjuhës shqipe

Advertisement

Më 31 korrik 1908, patriotët Fehim Zavalani dhe Gjergj Qiriazi themeluan në Manastir klubin “Bashkimi”, një organizatë me karakter politiko-kulturor që luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare.

 

Sipas Muzeut Historik Kombëtar, klubi kishte si synim përparimin kombëtar përmes përhapjes së shkollave shqipe dhe zhvillimit të gjuhës shqipe. Krahas veprimtarisë kulturore, një strukturë e fshehtë që vepronte brenda tij angazhohej politikisht për realizimin e autonomisë së vendit, përcjell KultPlus.

 

Në vitin 1910, për shkak të përndjekjeve nga autoritetet xhonturke, klubi u detyrua të ndërpriste përkohësisht aktivitetin. Megjithatë, ai arriti ta rifillonte veprimtarinë, duke vazhduar të mbështeste çështjen kombëtare, përhapjen e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e kulturës shqiptare deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë./KultPlus.com

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit