7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

300 hebrenjë u arrestuan në Capitol Hill, kërkuan armëpushim në Gaza

Rreth 300 hebrenj janë arrestuar nga policia pasi protestuan në Capitol Hill, duke kërkuar armëpushim në luftën izrael – Palestinë.

Raportohet se 400 persona u mblodhën brenda ndërtesës.

Mediat në ShBA theksojnë se protesta u organizua nga dy grupe hebrenje anti-sioniste.

Ata u udhëhoqën nga 25 rabinë, të cilët lexuan dëshmi nga palestinezët në Gaza dhe thonin lutje, shkruan New York Times.

Po ashtu edhe qindra pjesëmarrës të tjerë jashtë ndërtesës brohoritën “Armëpushimi tani”.

Ligji nuk i lejon protestat në ndërtesën e Capitol Hill.

Policia e Capitol Hill, nuk e ka komentuar numrin e të arrestuarve, përveçse akuzoi se tre nga protestuesit e kishin sulmuar një oficer të policisë.

Ndërkaq rabinja nga Filadelfia Linda Holtzman, tha se ishte e shqetësuar për dhunën që po intensifikohej kundër civilëve në Gaza.

Ajo theksoi se gjyshja e saj i mbijetoi Holokaustit dhe se ajo ishte mësuar të luftonte për gjithë jetën njerëzore.

“Aty ku nuk ka drejtësi, unë duhet të jem një zë për drejtësinë”, tha ajo.

Ndërkaq, Yasir Barakt, i cili ishte shpërngul nga Gaza në Shtetet e Bashkuara rreth 18 vite më parë, mori pjesë në emër të familjes së tij, ku më shumë se dy milionë njerëz po mbeten pa ujë, ushqim dhe energji elektrike.

Ai tha se kishte pasur kontakte të kufizuara me familjen e tij për shkak të kushteve dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara për atë që ai e përshkroi si financim të dhunës kundër palestinezëve.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit