23.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Pas përplasjes me Klopp, zbulohet se çfarë do të ndodhë mes Salahut dhe Liverpoolit

Liverpool pret që Mohamed Salah të qëndrojë në klub këtë verë ndërsa ai i afrohet vitit të fundit të kontratës së tij, sipas David Ornstein nga The Athletic.

Anësori egjiptian ka parë interesim nga Al Ittihad i Saudi Pro League në të kaluarën, por mendimi i tyre është se ai dëshiron të qëndrojë në Anfield për një sezon tjetër.

Salah nuk ka treguar se dëshiron të largohet dhe Liverpool dëshiron që ai të qëndrojë gjithashtu.

Nëse Salah nuk nënshkruan një kontratë të re, Al Ittihad do të përpiqet ta nënshkruajë atë falas në vitin 2025, por interesimi i tyre këtë verë nuk është aq i fortë sa ishte vitin e kaluar.

Richard Hughes do të shqyrtojë kontratën e Salah, Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold pasi të gjithë skadon verën e ardhshme.

Salah së fundmi kishte një përplasje me Jurgen Klopp, por që Liverpooli ende mbështete te egjiptiani, ndërsa gjermani do largohet me të përfunduar ky sezon. /Telegrafi/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit