12.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Mickoski takon deputetin e Bundestagut gjerman Peter Bajer

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot është takuar me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Bajer.

Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, në takim është diskutua për situatën aktuale politike.

“Mickoski e informoi Bayer-in se fushata për zgjedhjet presidenciale të Republikës së Maqedonisë është duke u zhvilluar dhe për dy ditë do të fillojë fushata për zgjedhjet parlamentare. kryetari Mickoski theksoi se kandidatja e VMRO-DPMNE-së, profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, është zgjedhja më serioze për kryetar të shtetit, sepse siç tha, Siljanovska Davkova është një njeri me parime dhe do ja arrijë që Maqedonia ta bëjë shtet krenar si brenda ashtu dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të partisë.

Në njoftim tjeksoi se “Lidhur me fushatën presidenciale, Mickoski ka shtuar se Siljanovska Davkova po përballet me një sërë ofendimesh dhe përhapje të gjuhës së urrejtjes nga presidenti aktual i LSDM-së, Stevo Pendarovski. Mickoski ka shprehur shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet Maqedonia, duke shtuar se shuplaka e fundit për Qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së është pikërisht raporti i ‘Freedom House’, ku theksohet se Maqedonia nuk ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe se institucionet janë jo në shërbim të qytetarëve. Mickoski tha se për shkak të gjendjes kaq të keqe në të cilën ndodhet shteti, qytetarët do të zgjedhin ndryshime më 24 prill dhe 8 maj”, thuhet në njoftimin e zyrës për infirmim të VMRO-DPMNE-së dërguar mediave pas takimit të liderit të kësaj partie Hristijan Mickoski me deputetin gjerman Peter Bajer.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit