26.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

19-vjeçari përplas me makinë një këmbësor në Çair, të lënduar edhe dy të mitur në makinë

Mbrëmë në “Brigadën Maqedono-Kosovare”, përballë kryqëzimit me rrugën Adem Demaçi, automjeti Volkswagen me targa kombëtare italiane me drejtues shtetasin A.S. (19) nga fshati Arnakia, Shkup, ka goditur këmbësorin S.H. (49) nga Shkupi.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori, ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe dy pasagjerë të mitur në automjet, të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën. Naum Ohridski”, thonë nga MPB.

Kontrolli është kryer nga ekipi i SPB Shkup.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit