Armë, muncion dhe eksploziv në shtëpinë e një 33 vjeçari! Prokuroria kërkon paraburgim, dyshohet edhe për drogë

Advertisement

Prokuroria Themelore në Shkup ka nisur hetim ndaj një 33-vjeçari nga Shkupi, pas gjetjes së një sasie të madhe armësh, municioni dhe eksplozivi në shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një granatë dore, 240 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy pistoleta, si dhe rreth shtatë gramë marihuanë.

 

 

Në banesë është gjetur edhe një çelës motori, për të cilin policia ka informacione operative se mund të jetë përdorur në kryerjen e një vepre penale – vrasje.

I dyshuari po hetohet për posedim dhe trafikim të paautorizuar të armëve dhe eksplozivëve, si dhe për prodhim dhe shitje të paautorizuar të drogës.

 

 

Prokurori ka kërkuar caktimin e paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë që i dyshuari të kryejë vepra të tjera penale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit