17-vjeçarja humb jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Manastir–Prilep

Advertisement

Një 17-vjeçare ka humbur jetën dhe disa persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur më 19 shtator në rrugën Manastir–Prilep, pranë vendit të quajtur “Tulana”.

Sipas SPB Manastir, aksidenti është raportuar rreth orës 18:29. Në përplasjen janë përfshirë një automjet “Opel”, i drejtuar nga një 28-vjeçar nga fshati Kanatlarci i Prilepit, dhe një “Ford”, i drejtuar nga një 48-vjeçar nga fshati Dollno Srbci, në Komunën e Mogillës.

17-vjeçarja, e cila ishte pasagjere në “Opel”, ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë nga Manastiri.

Me lëndime të rënda trupore janë përballur drejtuesi i “Opel”-it, një 44-vjeçare dhe një fëmijë shtatëvjeçar, të cilët ishin pasagjerë në “Ford”. Ata janë dërguar për trajtim në Spitalin Klinik të Manastirit. I lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i “Ford”-it.

Ekipi hetimor i SPB Manastir ka kryer ekspertizën në vendin e aksidentit, ndërsa po vazhdon hetimi për zbardhjen e rrethanave.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit