15 zjarre u shënuan deri në orën 18:00, gjashtë prej tyre vazhdojnë të jenë aktive

Advertisement

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se gjatë ditës së sotme janë raportuar gjithsej 15 zjarre në zona të hapura në vend. Deri në orën 18:00, dy prej tyre janë vënë nën kontroll, ndërsa shtatë janë shuar plotësisht.
Aktualisht, gjashtë zjarre mbeten aktive. Zjarri në vendin Vidush, pranë fshatit Dragov Dol në Makedonski Brod, përfshin bimësi të ulët, pyje me kërcell të ulët dhe shkurre.
Zjarre aktive janë raportuar edhe në Dolna Belicë të Strugës, fshatin Plarenik në Qendër Zhupë, pranë varrezave turke në Kërçovë, në fshatin Bukri në Manastir dhe në fshatin Zhitoshë të Dollnenit.
Ndërkohë, nën kontroll janë vënë zjarri në dalje të Kriva Palankës, ku po digjet një deponi, si dhe zjarri në deponinë e qytetit në Dellçevë.
Gjatë ditës janë shuar plotësisht zjarret e raportuara në Novaci, Veles, Bosilovë, Shtip, Gradsko, Negotinë dhe Haraçinë.
Ekipet në terren vazhdojnë ndërhyrjet për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve aktive.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit