15 vite edukim për paqe, MEGJASHI me mirënjohje për dy shkolla të mesme

Advertisement

Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” ndau mirënjohje shkollave të mesme “Zef Lush Marku” nga Shkupi dhe  “Vanço Përke” nga Vinica. Çmimet u ndanë me rastin e 15 viteve të Programit të Edukimit për Paqe, për kontribut të vazhdueshëm në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt dhe gjithëpërfshirës. Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit Elena Ivanovska deklaroi se detyra më e madhe qëndron para mësuesve, që gjithçka që ata arrijnë në trajnime ta përcjellin në klasë dhe t’ua afrojnë të rinjve.

“Ne prej 35 vitesh ndërtojmë koncept dhe vlera për paqen, ndërsa me programin për edukim paqësor kemi arritur të përfshijmë 75 shkolla, 350 profesorë të trajnuar dhe mbi tetë mijë e pesëqind fëmijë.

Ne, në fakt, jemi kaq aktivë në një shoqëri konfliktuale me rrezik të lartë, siç është e jona, dhe në të gjithë Ballkanin, arrijmë të krijojmë një sistem të ndryshëm vlerash dhe mendimi”, tha Dragi Zmijanac, Kryetar i Ambasadës së Fëmijëve “MEGJASHI”.

“Nëse që nga të vegjlit, fëmijët mësojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet me bisedë, dëgjim dhe kompromis, në vend të zënkës, të kontrollojnë emocionet e tyre dhe të respektojnë qëndrimet e të tjerëve, atëherë do të rritet një gjeneratë që ka kulturë të paqes dhe i praktikon marrëdhëniet me të tjerët”, shtoi Elena Ivanovska, sekretareshë shtetërore në Ministrinë e Arsimit.

“Nevojiten organizata si Megjashi, të cilat kanë një vizion, një vizion për një të ardhme ndryshe, për një të ardhme më të mirë, të bazuar në drejtësi dhe paqe. Nuk munda ta ndiqja folësin para meje, por dëgjova fjalët dialog dhe tolerancë, dhe shqetësimi im i vetëm është puna që duhet të investojmë në punën me shkollat dhe në punën me mësuesit”, deklaroi Amjad Mitri, koordinator rajonal për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit