22.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

100 ditëshi i suksesshëm i z. Eljesa Neziri në krye të ESHPI-së

Në 100 ditët e para të drejtimit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale (ESHPI), z. Eljesa Neziri ka shënuar arritje të rëndësishme, duke përmbushur disa objektiva kyç dhe duke vendosur bazat për reforma të mëtejshme. Nën drejtimin e tij, ESHPI ka arritur të shlyejë borxhet e akumuluara ndaj Organizatës Europiane të Patentave, ka ristrukturuar planin e punësimit duke krijuar vende të reja pune dhe ka marrë pjesë në konferenca të rëndësishme ndërkombëtare, si në Kinë dhe Turqi. Aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimit të pronësisë intelektuale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në 100 ditëshin e mandatit të Drejtorit të ESHPI-së, z. Eljesa Neziri vijojnë aktivitet e realizuara me sukses, sic janë:

• Paguam borxhin rreth 300. 000 euro që i detyroheshim si shtet, Organizatës Europiane të Patentave.
• Ristrukturimi i planit të sistematizimit të të punësuarve, duke hapur 8 vende të reja pune me vendim.
• Pjesëmarrja në në Konferencën e Tretë të Nivelit të Lartë për Pronësinë Intelektuale në Pekin, Kinë, 11-13 shtator, 2024, në të cilën hapja solemne u bë nga zëvendës kryeministri i Kinës.
• ESHPI-ja morri pjesë në PATLIB konferencën vjetore në Ankara, Turqi me datat 19-20 Shtator, 2024.
• Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) organizon një punëtori njëditore mbi Aktivitetet e Ndërgjegjësimit për Politikat e Pronësisë Intelektuale që do të mbahen në Shkup më 07.11.2024, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të universiteteve të interesuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
• Takimi i 23-të ndërlidhës mbi bashkëpunimin, takimi i 32-të ndërlidhës mbi markat tregtare dhe takimi i 24-të ndërlidhës mbi dizajnet 14-16 tetor 2024 në EUIPO në Alikante, Spanjë.
• CP9 (Common Practice 9) Dallueshmëria e shenjave tredimensionale (shenjat e formës) që përmbajnë elemente verbale dhe/ose figurative kur forma nuk është dalluese në vetvete” hyn në fuqi nga 1 Nëntor, 2024

5 prioritete e ESHPI-së që planifikohen të realizohen gjatë vitit 2025 janë:

• U bë zgjidhja permanente për pagesat e taksave të patentave ndaj EPOs në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë e Financave.
• Marrja e vendimeve për 8 të punësuarit që janë të angazhuar me kontratë në vepër për vite me rradhë.
• Fillimi i implementimit të Planit Strategjik 2028 në bashkëpunim me EPOn.
• Pjesëmarrja aktive ne konfernca, komitete, seminare, evente të ndryshme në WIPO, EPO dhe EUIPO.
• Promovimi i pronësisë intelektuale, nëpërmjet organizimit të eventeve të ndryshme në nivel lokal dhe rajonal dhe jo vetëm.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit