Zyrtare: Hansi Flick rinovon kontratën me Barcelonën

Hansi Flick ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e re me Barcelonën deri në vitin 2028.

 

Marrëveshja mes klubit katalanas dhe trajnerit gjerman ishte arritur prej javësh, por finalizimi i saj u bë vetëm tani, me sezonin që po shkon drejt fundit.

Barcelona ka përfshirë gjithashtu një opsion për vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër, deri në vitin 2029, megjithëse Flick fillimisht kishte hezituar për një marrëveshje afatgjatë.

Nën drejtimin e 61-vjeçarit, Barcelona fitoi edhe një tjetër titull në La Liga këtë sezon, ndërsa skuadra ruajti një rekord perfekt në ndeshjet kampionale në shtëpi në “Camp Nou”.
Flick kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 para se të pranonte zgjatjen e re me klubin katalanas. /Telegrafi/

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit