Zjarri gëlltiti rreth 120 koshere bletësh

Advertisement

Një zjarr i madh në territorin e fshatit Dunjë të Prilepit shkatërroi plotësisht një shtëpi vikendi, pajisje për bletari dhe rreth 120 koshere druri, nga të cilat 50 ishin të mbushura me familje bletësh.

 

Zjarri ishte aktiv në lokalitetin Golem Rid, ku flakët përfshinë shtëpinë e vikendit dhe objektet përreth saj.

Sipas denoncimit në polici, plotësisht u dogj shtëpia e vikendit në pronësi të bashkëshortes së M.Ç. nga Prilepi. Në zjarr u shkatërruan edhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për punën me bletët.

Flakët përfshinë edhe një objekt ndihmës ku kishte mjete pune, si dhe rreth 50 koshere druri me familje bletësh. Pranë shtëpisë së vikendit ndodheshin edhe rreth 70 koshere të tjera bosh prej druri, të cilat gjithashtu u shkatërruan.

Rasti është denoncuar në Njësinë e Punëve të Brendshme në Prilep më 24 gusht, në orën 12:00.

Në vendin e ngjarjes ka kryer këqyrjen një ekip i Njësisë së Punëve të Brendshme në Prilep, ndërsa më tej duhet të përcaktohen rrethanat në të cilat ka shpërthyer zjarri dhe dëmi i përgjithshëm material.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit