Zjarr i madh në Janç Mal të Gramshit, 3.5 hektarë nën flakë/ Terreni malor vështirëson ndërhyrjen, përdoret kundërzjarri

Advertisement

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në fshatin Janç Mal, në Njësinë Administrative Tunjë të Bashkisë Gramsh. Vatra është evidentuar gjatë ditës së djeshme dhe, menjëherë pas marrjes së informacionit, strukturat vendore janë mobilizuar për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve. Në operacion janë angazhuar 8 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor të Gramshit, të cilët kanë mbërritur në kohë të shpejtë në zonën e prekur nga zjarri. Megjithatë, ndërhyrja është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe malor, ku nuk është e mundur depërtimi i mjeteve automobilistike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit