Zhelina ndër komunat me transparencën më të lartë buxhetore në Maqedoninë e Veriut

Advertisement

Komuna e Zhelinës është renditur në mesin e komunave me transparencën më të lartë buxhetore në Maqedoninë e Veriut, sipas Indeksit të Transparencës Buxhetore për periudhën 2025/2026, të publikuar nga Qendra për Analiza Ekonomike (CEA).

Sipas të dhënave të hulumtimit, Zhelina ka marrë 16 pikë, rezultati maksimal në këtë indeks, duke u renditur në grupin e komunave me performancën më të lartë.

Në të njëjtën kategori janë renditur edhe Qendra, Pehçeva, Makedonski Brodi, Kriva Pallanka, Karposhi, Ilindeni, Dellçeva, Velesi, Valandova, Buteli, Manastiri dhe Shtipi, ndër të tjera.

Indeksi vlerëson disa aspekte të transparencës fiskale, përfshirë qasjen e qytetarëve në dokumentet buxhetore, publikimin e buxheteve dhe llogarive përfundimtare, raportet tremujore, transparencën tatimore dhe përfshirjen e publikut në proceset buxhetore.

Sipas hulumtimit, transparenca fiskale në nivel lokal është një element i rëndësishëm për qeverisjen e mirë, përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve dhe menaxhimin efikas të financave publike.

Me 16 pikë, Zhelina renditet kështu ndër komunat me rezultatin më të lartë në indeksin për transparencën buxhetore për periudhën 2025/2026.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit