Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 27 dhjetor

Advertisement

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiq shpalli sot zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen më 27 dhjetor të vitit 2026.

Zgjedhjet presidenciale u shpallën një ditë para afatit ligjor dhe pak më shumë se një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor, ku Lista studentore mposhti partinë e Aleksandër Vuçiqit.

Sipas nenit 10 të Ligjit për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Serbisë, nëse mandati i presidentit përfundon para kohës për të cilën është zgjedhur, zgjedhjet shpallen në mënyrë që votimi të mbahet jo më vonë se tre muaj nga data e përfundimit të mandatit.

Kujtojmë se Aleksandar Vuçiqi dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë më 27 shtator në mënyrë që të kandidonte për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Koalicioni i mbledhur rreth Partisë Progresive Serbe i humbi zgjedhjet dhe ish presidenti i Serbisë tani është deputet dhe kryetar i grupit parlamentar “Serbia fiton”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit