Zgjedhje të rregullta, Vetëvendosje e Kurtit partia e parë

 

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosja fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme me 42,92% të votave. Zgjedhjet ishin të rregullta, por me pjesëmarrje mjaft të ulët të votuesve.

( akt) Qytetarët në Kosovë votuan të dielën (07.06.) në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ, lëvizja Vetëvendosja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti doli partia e parë me 42.92 % të votave, (08.06.) një rënie e kësaj partie krahasuar me zgjedhjet e fundit të dhjetorit të vitit 2025, ku kishte mbi 51%. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës PDK, me 21.06 %, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me 17.61%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, mori 7.18 % të votave.

Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me një pjesëmarrje prej rreth 37%, shumë më të ulët sesa në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të shkuar.Fotografi: Bekim Shehu/DW

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Srpska, mori 6.17 % të votave. Këto rezultate sipas KQZ-së, janë nga mbi 97% të votave të numëruara, pa përfshirë votat e diasporës dhe votat me kusht.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit