Zëri i Kosovës jehon në Varshavë, Adelina Paloja soliste në skenë prestigjioze

Sopranoja e njohur Adelina Paloja do të ngjitet si soliste në skenën e Sallës së Madhe të Koncerteve të Universitetit të Muzikës “Fryderyk Chopin” në Varshavë, Poloni, shkruan KultPlus.

Ajo do të performojë më 26 shkurt 2026, në ora 19:00, së bashku me Orkestrën Harkore të Filharmonia e Kosovës, në kuadër të koncertit “Kosova në Tinguj – Sounds of Kosovo”.

Koncerti do të mbahet në një nga sallat më të njohura muzikore në Poloni, duke sjellë muzikën kosovare para publikut ndërkombëtar në Varshavë. /KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit