15.8 C
Skopje
Friday, October 10, 2025

Zeqirja Ibrahimi: VLEN hapi fushatën në Shkup “Në një zë për ditë më të mira”!

Në Shkup, përpara një salle të stërmbushur me mbështetës, lëvizja VLEN hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale 2025. Me entuziazëm, energji dhe atmosferë festive, u prezantuan kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë të VLEN-it.

Zeqirja Ibrahimi theksoi se ky moment shënon më shumë se një garë elektorale: në sytë e qytetarëve lexohet shpresa për ndryshim dhe për ditë më të mira.

“Janë këto çaste kur ngazëllimi del përtej fitoreve elektorale, sepse në sytë e njerëzve shihet shpresa. Prandaj ia VLEN,” – u shpreh ai.

 

https://www.facebook.com/share/17V7t7SF5t/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit