19.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Zeqirja Ibrahimi nga VLEN: Bogovina ka nevojë për ndryshim, Feti Abazi garanton një drejtim të ri!

Deputeti i koalicionit VLEN, Zeqirja Ibrahimi, ka ndarë me qytetarët hapjen e shtabit zgjedhor lokal në Komunën e Bogovinës.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të madhe, u promovua kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, të cilin Ibrahimi e përshkroi si një profesionist të respektuar, njeri me integritet, vizion dhe vlera të shëndosha.

“Bogovina ka nevojë për ndryshim! Ka nevojë për një frymë të re, për një drejtim të ri, dhe këtë e garanton Feti Abazi”, – shkroi Ibrahimi.

Sipas tij, kandidatura e Abazit është garanci për zhvillim, transparencë dhe vizion të ri për të ardhmen e Bogovinës.

Bogovina VLEN!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit