31.8 C
Skopje
Sunday, June 15, 2025

Zeqiri: Arrestimi i shefit të Urbanizmit në Mavrovë punë e mirë, të vazhdohet më tej

Profesori universitar, Izet Zeqiri, ka komentuar arrestimin e shefit të Urbanizmit në Komunën e Mavrovë Rostushe. Siç transmeton ora24.tv, Ai ka thënë se nëse vazhdohet kështu së shpejti do të kthehet besimi në Institucione.
Shkrimi i plotë në Facebook:
“Pa u pastruar nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e saj kot e kemi!
E kishin ndaluar dhe arestuar një shef të urbanizmit në Mavrovë për ryshfet shumë mirë të vazhdojm gjithandej…
Në vendin tonë ka 1370 institucione nga të cilët 541 janë në nivel qendrorë dhe 829 institucione janë në nivel lokal, të punësuar në këto institucione janë diku 129.000 persona në nivele të ndryshme.
Ky shtet mundet të bëhet nëse së paku në një institucion ndiqet vetëm një njeri për ryshfet dhe korupcion që do të thotë të prokuroria të ndjek 1370 njerëz nga një njeri të këtyre institucioneve dhe të futen në burg ndryshon puna, fillon të krijohet besimi në institucione dhe njerëzit nuk do ta kuptojnë ryshfetin si mënyrë e të jetuarit dhe të realizimit të drejtave.
Përndryshe do vazhdojmë të bëjmë petulla në ujë!”, ka shkruar profesori Zeqiri./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit