17.8 C
Skopje
Monday, April 29, 2024

Zendeli: Me shkresë e kemi ftuar ASH-në që t’i bashkohet frontit opozitar

Në emisionin 10Minuta në TV22 deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli,  tha se tre partitë e bashkuara shqiptare opozitare i kanë bërë shkresë me shkrim Aleancës për Shqiptarët që të bëhet pjesë e opozitës. Ai përgënjeshtroi komentet e fundit të Taravarti se kërkesë është bërë vetëm nëpër mediat apo rrjetet sociale, duke potencuar se ekziston një ftesë me shkrim për këtë.

“I kemi çuar ftesë zyrtare me shkrim Aleancës për Shqiptarët që të bëhet pjesë e opozitës. Ka një afat kohor kur duhet të përcaktohen nëse duan të qëndrojnë në Qeveri apo të bëhen pjesë e opozitës. Ka një kërkesë të shkruar qartë me shkrim nga të treja subjektet parlamentare opozitare. Është çështje tjetër si do të vendosë Aleanca pë Shqiptarët, nuk interefrojmë në këtë çështje, është puna e tyre. Për ne do të ishte mirë dhe janë të mirëseardhur, nëse nuk bashkohen le të vazhdojnë rrugën e tyre dhe ne tonën.”- tha Zendeli.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit