Zbulohet një “mega-Tokë” 87 vite dritë larg Tokës

Advertisement

Astronomët kanë zbuluar një planet shkëmbor jashtë Sistemit Diellor, i cili është rreth 2.5 herë më i madh se Toka dhe ndodhet afërsisht 87 vite dritë larg planetit tonë.

Zbulimi është bërë nga studiues të Universitetit të Wisconsin-Madison dhe pritet të prezantohet në revistën shkencore The Astronomical Journal. Planeti, i emërtuar GJ 523 b, paraqet interes të veçantë për shkencëtarët për shkak të kombinimit të pazakontë të madhësisë dhe masës së tij.

Sipas studiuesve, planetët shkëmborë të ngjashëm me Tokën janë relativisht të zakonshëm, por zakonisht kanë përmasa më të vogla. Në rastin e GJ 523 b, madhësia është dukshëm më e madhe, ndërsa masa e tij e afron me kufirin ku planetët fillojnë të kenë karakteristika më të ngjashme me planetët gjigantë.

Vëzhgimet astronomike të kryera në Arizona tregojnë se planeti është relativisht i ri, me një moshë prej rreth 170 milionë vjetësh. Ai orbiton yllin e tij çdo 17.75 ditë dhe ka një rreze rreth 2.55 herë më të madhe se ajo e Tokës.

Zbulimi përbën një enigmë interesante për astronomët, pasi ngre pyetje të reja rreth mënyrës se si formohen dhe evoluojnë planetët shkëmborë.

Studiuesit pritet të kërkojnë objekte të tjera të ngjashme për të kuptuar nëse GJ 523 b është një rast i rrallë apo pjesë e një grupi planetësh që mund të ndihmojë në rishikimin e modeleve aktuale të formimit planetar./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit