Mbrëmë Tetova përjetoi një spektakël të vërtetë, pasi që në qendrën për kulturë u mbajtë festivalit i këngës për fëmijë “Bletëzat 2023”
14 fëmijë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut konkuruan me këngët e tyre.
Fituese e çmimit të parë vlersuar nga juria profesionale është Zara Neziri me këngën “Zëri jonë”.Zara e vazhdon traditën familjare në SHKASH”Xheladin Zeqiri”-Tetovë, rrugëtimin e nisur nga nëna Anita Aziri dhe gjyshi Azir Aziri, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë shoqëri.
Bletëzat 2023 tregoi edhe njëherë se jo vetëm Tetova, por të gjitha qytetet kanë nevojë për të organizuara festivale serioze, me mbështetje institucionale, sepse të grumbullosh në një sallë mbi 1000 shikues dhe pjesëmarrës, është një sukses i madh, një arritje e madhe, që duhet kultivuar edhe në të ardhmen në shërbim të fëmijëve, prindërve të tyre, dhe autorëve të këngëve për fëmijë