Xhulian Shabani, zv drejtor i ri i RTVM-së

Advertisement

Këshilli Programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM) ka vendosur sot të përzgjedhë kandidaturën e Xhulian Shabanit për pozitën e zv.drejtorit të servisit publik në gjuhën shqipe në Televizionin e Maqedonisë, raporton Zyrtare.

 

Shabani është një figurë e njohur në industrinë e medias dhe marketingut në rajon, me përvojë në fushën e prodhimit televiziv, medias dhe projekteve filmike.

 

Ai është i lindur në Kumanovë dhe jeton në Shkup, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë i angazhuar në iniciativa të ndryshme mediatike dhe kreative.

 

Përzgjedhja e kandidaturës vjen pas procedurës së zhvilluar nga Këshilli Programor i RTVM-së për plotësimin e pozitës së zv.drejtorit pasi muaj më parë drejtor u zgjodh Zoran Ristovski, Xhuza./Zyrtare

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit