22.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Xhaferi në samitin e tretë të diasporës në Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me ftesë të
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, më 23 nëntor 2023 do të marrë pjesë në Samitin e tretë të Diasporës, që do të mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë, njoftojnë shërbimet e Kuvendit.

Ky është eveniment nacional i cili ka tendencë të shndërrohet në eveniment tradicional, me qëllim që bashkërisht të diskutohen ide, projekte dhe vizione për bashkëpunim të gjithanshëm në favor të shteteve në Rajon tëcilat ballafaqohen me sfidat e të sotmes, a në kontekst të zhvillimeve rajonale të kontinentit dhe më gjerë, të udhëhequr nga ideja se diaspora shqiptare, kudo që të jetojë dhe punojë, parimisht është vlerë kulturore, aset i paçmuar për vendet tona dhe potencial shumë i madh për përparim të
gjithanshëm kombëtar.

Kryetari Xhaferi do të drejtohet para të pranishmëve në Seancën plenare, a në Samit do të
marrin pjesë burrështetas dhe liderë politikë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës si edhe përfaqësues të diasporës shqiptare nga Evropa dhe më gjerë.

Pas përfundimit të evenimentit, Kabineti i Kryetarit të Kuvendit do të dërgojë kumtesë për
publikun dhe fotografi./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit