Wadephul: Oferta e Parisit për dialog me Moskën, sinjal i gabuar

Gjermani është gjithmonë e gatshme të angazhohet në dialog në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul me të mbërritur në takimin e ministrave të Jashtëm evropianë duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kërkesat e Parisit për të hapur një dialog me Moskën.

‘’Shumë oferta për dialog drejtuar Rusisë rrezikojnë të krijojnë përshtypjen se, duke qenë më këmbëngulës, mund të marrim gjithnjë e më shumë lëshime dhe kjo do të ishte qasja e gabuar, theksoi  Wadephul.

“Strategjia jonë është shumë e qartë. Ne duam të kontribuojmë në një marrëveshje. Por deri më tani ka dështuar për shkak të mungesës totale të gatishmërisë së Rusisë për t’u angazhuar në diskutime serioze”, shtoi ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit