Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen zhvilloi një takim me presidentin Bajram Begaj.
“I lumtur të takohem me Presidenten Ursula Von der Leyen e të shkëmbejmë në një diskutim të hapur pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në BE.
Mirënjohje, Presidente Von der Leyen, për përkushtimin tuaj personal për përshpejtimin e procesit të hapjes së të gjithë kapitujve për Shqipërinë deri në fund të vitit 2025!
Do të bëjmë gjithçka që t’i përgjigjemi aspiratës së shqiptarëve për anëtarësimin e plotë në BE“, shkruan Begaj.
Top Channel