6.8 C
Skopje
Saturday, November 15, 2025

VMRO miraton vendime kyçe në prag të Kongresit të 6 dhjetorit

Dje, Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e rregullt që do të mbahet më 6 dhjetor në Kavadar. Është miratuar vendimi për zgjedhjen e mbi 800 delegatëve, ndërsa sekretari i përgjithshëm, Gjorgjia Sajkoski, është autorizuar të përcaktojë listën përfundimtare në përputhje me statutin e partisë. Po ashtu, është formuar edhe komisioni organizativ për përgatitjen e Kongresit.

Komiteti ka marrë vendim për shkarkimin e Ilija Stoilev nga funksioni i kryetarit të Komitetit Komunal në Sveti Nikollë për shkak të një rasti të keqpërdorimit të mjeteve financiare. Gjithashtu, është shkarkuar edhe Goce Stoilovski nga Komiteti Komunal në Maqedonska Kamenicë.

Në mbledhje është diskutuar edhe për rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, në të cilat VMRO-DPMNE arriti fitore bindëse. Nga partia theksojnë se ky rezultat sjell përgjegjësi shtesë për realizimin e premtimeve ndaj qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit