VMRO: LSDM nuk ka kredibilitet të flasë për ekonomi

VMRO-DPNE po ashtu ka reaguar ashpër ndaj partisë opozitare LDSM-së duke thënë se partia nuk ka kredibilitet të flasë për ekonomi, pasi gjatë qeverisjes së saj e çoi shtetin në prag të falimentimit dhe sipas VMRO-DPMNE-së, LDSM është një parti që, sa ishte në pushtet, shpenzoi buxhete milionëshe pa realizuar asnjë investim apo projekt kapital.

 VMRO-DPMNE

“LDSM vazhdimisht ndjek politika dhe strategji PR që bazohen në përhapjen e gënjeshtrave dhe manipulimeve. Ata pretendonin se shteti do të falimentonte, por jo vetëm që kjo nuk ndodhi, përkundrazi u rritën pagat. Po ashtu, përhapën pretendime për ardhjen e migrantëve dhe për bllokimin e fondeve IPARD për bujqit, ndërsa Bruksel konfirmoi se nuk ka parregullsi dhe i demantoi këto pretendime.”

Partia në pushtet ka theksuar se LDSM vazhdon të dezinformojë opinionin publik, duke përhapur panik të pabazë ku sipas tyre pagat u rritën dhe u respektuan kontratat kolektive. Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e pagave dhe kushteve në sektorët më të rëndësishëm si shëndetësia, arsimi dhe siguria, ka deklaruar VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit