8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

VMRO-DPMNE: Qytetarët të mos bien pre e skenareve të LSDM-BDI!

VMRO-DPMNE ka përshëndetur reagimin e shpejtë të institucioneve, sic thuhet, për zbardhjen e rastit me flamurin maqedonas. Nga kjo parti kanë bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre, sic thonë, të skenareve të LSDM-së dhe BDI-së, për të mbrojtur bizneset dhe krimet.

“LSDM dhe BDI menduan se me provokime etnike mund të imponojnë tema në opinion për ndasi dhe konflikte, që të ndryshohet fokusi nga krimet që kanë bërë dhe për të cilët pason përgjegjësia. Pasi panë se plani për destabilizim dështoi, funksionarët e LSDM-së nisën të vendosin flamuj Maqedonas në profilet e tyre të Facebookut, duke menduar se populli ka kujtesë të shkurtër dhe se do të harrojnë që ata ndryshuan Kushtetutën, flamurin, emrin e shtetit. LSDM dhe BDI duan që përmes tensioneve etnike të shpëtojnë nga përgjegjësia për krimin që kanë bërë. Qytetarët të jenë të qetë gjatë provokimeve tjera eventuale për konflikte dhe ndasi midis popullit” – tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit