Venko Filipçe dhe LSDM-ja sërish po përpiqen të krijojnë panik rreth investimeve të reja dhe zhvillimit teknologjik të Maqedonisë.
Nga VMRO-DPMNE thonë se është interesante që të njëjtët persona që sot paralajmërojnë për rreziqe të mundshme nga qendrat e të dhënave, gjatë kohës kur ishin në pushtet promovonin prioritete krejtësisht të ndryshme.
“Kur LSDM-ja ishte në pushtet, në vend që ta poziciononte Maqedoninë si qendër për teknologji moderne dhe investime në sektorët e teknologjisë së lartë, në opinion dominonte tema për marihuanën dhe hapjen e këtij sektori”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia theksojnë se sot, kur Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE po zhvillon bisedime me investitorë potencialë për qendra të të dhënave dhe infrastrukturë digjitale, Filipçe përsëri kërkon arsye për kritika.
“Dallimi është i dukshëm. VMRO-DPMNE diskuton për qendra të të dhënave, digjitalizim, teknologji të reja dhe investime. LSDM-ja përsëri diskuton për frikë, dyshime dhe konstruksione politike”, thuhet në reagim.
Sipas VMRO-DPMNE-së, për LSDM-në çdo investim i ri në Maqedoni është arsye për alarm politik, pasi partia, siç thonë ata, është e fokusuar në interesat e veta në vend që të fokusohet në përfitimet që vendi mund të ketë nga zhvillimi i infrastrukturës moderne digjitale.
Nga partia theksojnë se Maqedonia duhet të jetë konkurruese dhe të ndjekë trendet moderne teknologjike. Qendrat e të dhënave janë pjesë e infrastrukturës digjitale të ekonomive moderne dhe mund të sjellin investime, zhvillim shtesë të sektorit të IT-së dhe teknologjisë.
“Qëllimi i VMRO-DPMNE-së është që Maqedonia të jetë një vend ku investohet, zhvillohet teknologjia, hapen vende të reja pune dhe krijohen më shumë mundësi për qytetarët”, thuhet në reagim.






