Në Komitetin Komunal të VMRO-DPMNE-së në Gostivar ka nisur procesi i përditësimit të anëtarësisë, bëri të ditur kryetari i Komitetit Komunal, Martin Andonovski.
Andonovski tha se organizata në Gostivar ka një strukturë aktive dhe të organizuar, ndërsa theksoi se në periudhën në vijim do të ketë aktivitete dhe takime të ndryshme partiake.
“Përpara nesh është një periudhë e mbushur me aktivitete, takime dhe punë organizative. Me energji të përbashkët vazhdojmë ta forcojmë organizatën dhe të ndërtojmë një strukturë edhe më të fuqishme në Gostivar”, deklaroi Andonovski.
Sipas njoftimit të Komitetit Komunal, përditësimi i anëtarësisë do të zhvillohet çdo ditë pune, ndërsa selia do të jetë e hapur nga ora 17:00 deri në 20:00.
Procesi synon forcimin e strukturës organizative dhe rritjen e aktivitetit të partisë në terren.






