Për pesë muaj qytetarët do të zgjedhin kryetarë komunash. Nga rezultati i zgjedhjeve lokale, sipas kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, do të dihet qartë nëse shtetit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partitë ndërkohë zbatojnë hulumtime për emrat e kandidatëve. Kryetari i LSDM, Venko Filipçe thotë se emrat e pjesës më të madhe të kryetarëve aktualë komunash nga partia përsëri do të gjenden në fletëvotim.
“Në bordin qendror u soll vendim që edhe zyrtarisht të fillojnë procedurat për kandidaturat. Megjithatë, emrat e një pjese të kandidatëve tashmë dihen, këta janë pjesë e kryetarëve aktualë komunash dhe ata emra do t’i njoftojmë gjatë javës së ardhshme”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
Kandidatët e mbetur për kryetarë komunash nga LSDM-ja, siç shtoi Filipçe, do të dihen deri në fund të qershorit. VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, do t’i zyrtarizojë kandidatët e saj në fund të majit. Kryetari i partisë thotë se ka qenë në një fushatë joformale që nga fillimi i shkurtit, kur filloi të vizitonte komitetet komunale.
“Pres që në gjysmën e dytë të majit, 85 deri 90% të emrave bëhen të njohur. Anketat po zgjasin, selektimi po ashtu zgjat, kështu që pret që para Komitetit ekzekutiv dhe qendror të dal në gjysmën e dytë të majit”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Së shpejti pritet mbledhje e kryesisë së BDI-së për çështjen e zgjedhjeve lokale. Gjithashtu, ajo që është e sigurt është se koalicioni VLEN, pa Aleancën e Arben Taravarit, do të dalë me kandidatë të përbashkët për kryetar komunash dhe lista të këshilltarëve. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në gjysmën e parë të tetorit, ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë në shtator.





