VLEN: Tetova ia qiti pikën

Mbrëmë, në sheshin Iliria, u mbajt tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje, në prani të ushtrueses së detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe përfaqësuesve të lartë të VLEN-it.

Në këtë aktivitet morën pjesë bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, sekretari i përgjithshëm Bekim Sali, nënkryetarët Bekim Qoku dhe Mimoza Musa, deputetë, ministra dhe shumë aktivistë.

Pas Shkupit, edhe Tetova dëshmoi se lidhja mes Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është e fortë, e natyrshme dhe e pandashme. Idealet që na bashkojnë janë më të mëdha se çdo kufi, ndërsa bashkëpunimi politik e kombëtar mbetet rruga për të fuqizuar zërin tonë në rajon.

Krejt për shtet, shtet për krejt!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit