Bujar Osmani, Ministri për çdo gjë që në trashëgimi na la asgjë, para se të merret me VLEN-in, sot duhet të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore nga të cilat solli shumë beneficione për veten dhe familjarët e tij, dhe 0 rezultate për shqiptarët dhe ndjekësit e tij.
I preferuari i çdo pushteti dhe funksionari i përjetshëm i BDI-së, i mësuar me përkëdhelitë e pushtetit dhe privilegjet e posteve të njëpasnjëshme, bën mirë që t’i tregojë popullatës se cili ishte hajri për qytetarin e thjeshtë nga qëndrimi i tij në poste pa ndërprerë.
Ministër pa legjitimitet, politikan pa bazë elektorale, funksionar pa vota, Bujar Osmani do të mbahet mend vetëm si i dëgjzeshmi i shefave që shfrytëzoi postet për beneficione personale, ndërkohë shqiptarët i la në mjerim dhe varfëri.
Kur flet për izolimin e vendit, ia kujtojmë Bujar Osmanit se ai u zgjodh Ministër në Qeverinë anti- NATO që doli nga vetoja e Greqisë në Bukuresht; ai ishte Ministër në Qeverinë e antikuizimit të Maqedonisë- e aprovoi Shkupi 2014, riemërtimin e Aeroportit, riemërtimin e autostradës.
Sa i përket lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, Bujar Osmanin e kujtojmë si avokatin publik të shtetit në rastin Monstra, si të heshturin në rastin Harun Aliu, si të humburin në Lagjen e trimave, si të frikësuarin në të gjitha proceset e montuara ku shqiptarët vërtetë kishin përfaqësues, por nuk kishin përfaqësim dhe zë në Qeveri.





