VLEN mblidhet në Gostivar, diskutojnë për organizimi e brendshëm partiak dhe punët në Qeveri

Nga partia VLEN, kanë njoftuar se në Gostivar, aktivi politik i VLEN-it, është mbledhur për të diskutuar organizimin e brendshëm pas bashkimit në një parti.

“Në Gostivar, me aktivin e VLEN-it, diskutuam organizimin e brendshëm pas bashkimit historik në një parti.

Folëm gjithashtu për punët që po bëjmë si qeveri, ndihmën ndaj komunave me financimin e projekteve kapitale dhe zgjidhjen e problemeve që u lanë zvarrë për dy dekada.

VLEN po hyn në një fazë konsolidimi, fuqizimi dhe organizimi strukturor.

Më e organizuar, më e vendosur, më afër qytetarit.

Gostivari VLEN!”, ka shkruar Kasami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit