I gjithë opinioni tashmë e ka kuptuar se disa “studentë” i janë futur lojës së pistë të BDI-së. Këta nuk përfaqësojnë studentët, por agjendën e BDI-së. Ata po përdoren si mashë për t’i rikthyer në jetë Bujar Osmanin, Blerim Bexhetin, Talat Xhaferin dhe karrigaxhinjtë e tjerë të BDI-së, të cilët shqiptarët i përzunë me votë.
Këta nuk janë zëri i studentëve. Janë zëri i BDI-së. Janë instrument politik i një partie që pas 20 vjet pushtet, luks, poste, tenderë dhe agallëk, po mundohet të fshihet pas të rinjve për t’u rikthyer nga kapexhiku.
Për 20 vjet BDI kishte ministra, deputetë, kryeparlamentar, kryeministër teknik, drejtorë dhe pushtet absolut. Por provimin e jurisprudencës në shqip nuk e kryen asnjëherë, veç na lanë pengesa e stërkëmbëza rrugës. Të njëjtët që heshtën gjithë këto vite, tash po i nxjerrin fëmijët e funksionarëve të tyre në protestë. Pyetja është e thjeshtë. Kundër kujt po protestojnë. Kundër prindërve të tyre.
Kjo lojë është e lexueshme, e tejdukshme dhe e dështuar që në nisje.
Ky film nuk do të kalojë. Nuk do të lejojmë që të rinjtë tanë të përdoren për agjenda politike të BDI-së. Provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, si dhe të gjitha çështjet që këta karrigaxhinj i kanë lënë përgjysmë, VLEN do t’i rregullojë me përgjegjësi.
Koha e agallëkut politik ka marrë fund. Studentët nuk janë pronë e BDI-së, e as gomë shpëtimi për funksionarët e dëshpëruar të një partie të shkërmoqur.





