Fëmijët janë pasuria më e madhe e shoqërisë sonë dhe garancia për të ardhmen e vendit. Prandaj, çdo politikë e përgjegjshme duhet të ketë në qendër mirëqenien, arsimin dhe perspektivën e tyre.
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kujtojmë se për shumë vite familjet tona u përballën me mungesë perspektive, institucione të dobëta dhe kushte që i detyruan mijëra qytetarë të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit për fëmijët e tyre.
Sot, ka nisur një kapitull i ri. Ndryshimi që po ndërtojmë në kuadër të qeverisjes sonë si VLEN synon t’u lërë brezave të rinj një shtet me arsim më cilësor, mundësi më të mëdha dhe institucione që punojnë për qytetarët. Në vend të një ekonomie të emigrimit, po ndërtojmë një ekonomi të qëndrimit, kthimit dhe investimit.
Fëmijët e sotëm do të jenë bartësit e së nesërmes. Për ta dhe për të ardhmen e tyre, do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!





