Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Një vjedhje ka ndodhur në një barnatore në Tetovë, gjegjësisht në afërsi të Komunës së Tetovës, mëson Tema.mk. Sipas informacioneve, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe organet kompetente, të cilat po kryejnë procedurat hetimore, përfshirë fotografimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e gjurmëve të gishtërinjve që mund të jenë lënë nga autorët.
Qëllimi i këtyre veprimeve është identifikimi i personave të dyshuar dhe zbardhja e plotë e rastit. Nga organet kompetente pritet që në vijim të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e vjedhjes dhe dëmin e shkaktuar. përcjell Zhurnal.mk .








