Një rast i rëndë “Vjedhje e rëndë” ka ndodhur mbrëmjen e 1 marsit 2026 rreth orës 18:30 në rrugën “KFOR” në Pejë, ku dy persona të maskuar kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë para të gatshme dhe stoli ari me vlerë të konsiderueshme.
Sipas informacioneve, pronari i shtëpisë kishte qenë mysafir për iftar tek të afërmit, ndërsa të dyshuarit, duke shfrytëzuar një palë shkallë metalike, kanë hipur në tarracë dhe përmes ballkonit kanë hyrë brenda në shtëpi. Nga aty dyshohet se janë vjedhur rreth 20.000 euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë nga 15.000 deri në 20.000 euro.
Kur ankuesi është kthyer në shtëpi dhe ka vërejtur personat duke u larguar në drejtim të lagjes, ai ka hyrë brenda, ka marrë pistoletën që e posedonte me leje dhe, sipas deklarimit të tij, ka shtënë në ajër për t’i frikësuar të dyshuarit



