17.5 C
Skopje
Tuesday, May 13, 2025

Visar Ganiu prezanton investimet strategjike që synojnë zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës publike dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët

Sot, në ambientet e Komunës së Çairit u mbajt konferenca për shtyp, ku u prezantua programi i projekteve infrastrukturore të planifikuara për vitin 2025, të cilat janë pjesë e mbështetjes financiare të ndarë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e Komunës, të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Çairit dhe ekipi i tij, prezantuan në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar investimet strategjike që synojnë zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës publike dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

U bë e ditur se vlera e përgjithshme e projekteve infrastrukturore për vitin 2025 kap shifrën prej rreth 8.7 milionë euro, ndërsa projektet që tashmë janë në proces realizimi në lagjet Dizhon, Sahat Kullë dhe Seravë arrijnë një vlerë prej mbi 2.7 milionë euro.

Përmes një materiali vizual të dedikuar, të pranishmit patën mundësinë të ndjekin nga afër projektet konkrete të cilat përfshijnë modernizimin e rrjeteve nëntokësore, rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e objekteve edukative si çerdhe për fëmijë, si dhe krijimin e hapësirave të reja publike në të gjitha lagjet e komunës.

Komuna e Çairit riafirmon angazhimin e saj për të vijuar me realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit komunal, duke vlerësuar mbështetjen e Qeverisë në përkrahje të komunave përmes fondeve të dedikuara për projekte infrastrukturore.

Fjalimi i plotë:

Ju falënderoj që i jeni përgjigjur ftesës sonë për të marrë pjesënë këtë konferencë për shtyp.

Sot, së bashku me ekipin tim, kam kënaqësinë t’ju prezantojprogramin e projekteve infrastrukturore që Komuna e Çairit ka planifikuar për vitin 2025.

Në Komunën e Çairit, investimi në përmirësimin e infrastrukturës është një proces i vazhdueshëm dhe iqëndrueshëm, me synim ndërtimin e një mjedisi më të sigurt, mëfunksional dhe më të zhvilluar për të gjithë qytetarët tanë.

Me një vlerë totale investimi që arrin rreth 8.7 milionë euro përprojektet infrastrukturore të vitit 2025 dhe mbi 2.7 milionë euro për projektet tashmë në realizim në lagjet Dizhon, Sahat Kullëdhe Seravë, Çairi po shndërrohet çdo ditë në një vend më të mirëpër të jetuar.

Përmes këtij video-materiali që do të shfaqim, do të kenimundësinë të ndiqni nga afër investimet konkrete që synojnëmodernizimin e infrastrukturës, përmirësimin e shërbimevepublike dhe krijimin e një mjedisi më të mirë për të gjithëqytetarët tanë.

Po fillojmë me lagjen Dizhon. Në këtë lagje po realizohet njëinvestim i rëndësishëm për modernizimin e rrjeteve nëntokësoredhe përmirësimin e infrastrukturës së përditshme për qytetarët.

Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në:

​•​Rruga Halim Halimiq,

​•​Rruga Imri Elezi,

​•​Rruga Elena Gjika,

​•​Rruga Ali Shefqet Shkupi,

​•​Rruga Gjorgji Tomovski,

​•​Rruga Ferid Zairi,

​•​Rruga Vëllezërit Rexhepagiq,

​•​Rruga Luigj Gurakuqi,

​•​Rruga Kemajl Seifulla.

Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dheatmosferik në:

​•​Rruga Faik Konica (Dizhon 15),

​•​Rruga Adem Mikullovci (Dizhon 17).

Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal edhe nëkrahun 11.

Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit në krahët hyrës të lagjesDizhon:

​•​Krahu 1 (hyrje nga rruga Xhon Kenedi),

​•​Krahu 2 (hyrje nga rruga Xhon Kenedi),

​•​Krahu 5 (hyrje pas rrugës Halim Halimiq),

​•​Krahu 9 (pas rrugës 208),

​•​Krahu 10 (pas rrugës 208),

​•​Një pjesë e rrugës Kemajl Seifulla.

lagjen Sahat Kullë po zhvillohen projekte të rëndësishmepër forcimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke përmirësuar cilësinë e jetesës për komunitetin.

Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dheatmosferik në:

​•​Rruga 1 (pas Poliklinikës “Bit Pazar”),

​•​Rruga Çairska (pranë selisë së BFI-së).

Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit në:

​•​Rruga 178.

Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në:

​•​Rruga Sevasti Qiriazi,

​•​Rruga Kongresi i Manastirit,

​•​Rruga 177.

Rekonstruimi i rrjetit të kanalizimit atmosferik në:

​•​Rruga 150.

Rekonstruimi i rrjetit të kanalizimit fekal në:

​•​Rruga 397 (NDSH),

​•​Rruga 157,

​•​Rruga Hristija Todorovski Karposh.

lagjen Seravë po krijohen kushte më të mira jetese përmespërmirësimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dheatmosferik në:

​•​Rruga Kovaçka (zona Sauk-Çeshma 1 dhe 2).

Projektet e vitit 2025

Për vitin 2025, Komuna e Çairit ka planifikuar investime të rejanë vlerë prej rreth 8.7 milionë euro, duke u fokusuar nëzhvillimin e infrastrukturës moderne, ndërtimin e çerdheve, përmirësimin e shërbimeve publike dhe krijimin e hapësirave tëreja për komunitetin.

Në lagjen Fushë Tophanë do të realizohen projekte qëndihmojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e cilësisë sëjetesës.

​•​Ndërtimi i çerdhes për fëmijë “Snezana” (objekti“Snegullka”).

​•​Rekonstruimi i infrastrukturës rrugore në:

​•​Rruga Llazo Trpovski,

​•​Rruga Ferid Murati.

​Rekonstruimi i rrugëve:

​•​Rruga Ismail Qemali,

​•​Rruga Mehmet Gega,

​•​Rruga Metodija Mitevski,

​•​Rruga Nikolla Malesevski,

​•​Rruga Gjorgji Pop Hristov.

​•​Ndërtimi i një parkingu të madh në lagjen FushëTophanë.

​•​Rekonstruimi i instalimeve elektrike në lagjen FushëTophanë.

Në lagjen e njohur si Teneqe Mahallë po parashikoheninvestime për rregullimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Rekonstruimi i rrugëve në:

​•​Rruga 1,

​•​Rruga 3,

​•​Rruga 5,

​•​Rruga 7,

​•​Rruga 9,

​•​Rruga 20.

lagjen Çair i Vjetër po investohet për të sjellë më shumëshërbime edukative dhe për të përmirësuar infrastrukturënekzistuese.

​•​Ndërtimi i çerdhes për fëmijë “Fidani” (objekti“Vesëza”).

Rekonstruimi i rrugëve:

​•​Rruga Parashqevi Qiriazi,

​•​Rruga Dervish Hima,

​•​Rruga Emin Duraku,

​•​Rruga Strumiçka.

​•​Rekonstruimi i instalimeve elektrike në lagjen Çair iVjetër.

            •​Rekonstruimi i sallës së sportit “Partizan”.

Në lagjen Dizhon do të vazhdojë përmirësimi i infrastrukturësme:

​•​Rekonstruimin e rrugës kryesore ekzistuese të lagjesDizhon.

Në lagjen Tophanë e Vjetër do të rinovohen rrugë tërëndësishme për banorët dhe komunitetin lokal.

Rekonstruimi i rrugëve:

​•​Rruga Maksut Sadik,

​•​Rruga Banatska.

Në lagjen Seravë po parashikohet ndërtimi i hapësirave sportive dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore:

​•​Ndërtimi i pishinës së mbyllur shkollore në SH.F. “Adem Jashari”,

​•​Rekonstruimi i rrugës Pançe Nedellkovski.

lagjen Gazi Babës do të forcohet infrastruktura nëntokësoredhe do të rikonstruktohen disa rrugë të rëndësishme.

​•​Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit në:

​•​Rruga 210,

​•​Rruga Avram Pisevski,

​•​Rruga Bajram Shabani.

​Rekonstruimi i kanalizimit fekal në:

​•​Rruga 155.

​Rekonstruimi i rrugëve:

​•​Rruga Petre Georgiev,

​•​Rruga Fan Noli,

​•​Rruga Stojna Stefkova.

Çarshinë e Vjetër po ndërmerret një projekt i rëndësishëmpër ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore.

​•​Konservimi dhe restaurimi i kalldrëmës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

lagjen e Dyqanxhikut do të përmirësohet infrastrukturabazë përmes:

​•​Rekonstruimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimitfekal dhe atmosferik.

Çairi po ndryshon çdo ditë.

Çdo rrugë, çdo lagje, çdo investim i ri është një hap më afër njëtë ardhmeje më të sigurt, më moderne dhe më të zhvilluar për tëgjithë qytetarët tanë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit