Vezët tërhiqen nga tregu në tetë vende evropiane, përfshirë Francën, Holandën, Italinë dhe Portugalinë

Advertisement

Të paktën 306 persona në Belgjikë janë sëmurë pasi kanë konsumuar vezë të kontaminuara me salmonelë, njoftoi të martën Agjencia Federale për Sigurinë e Zinxhirit Ushqimor (FASFC), sipas gazetës “The Brussels Times”.

Shpërthimi i rasteve u gjurmua te prodhuesi i vezëve Laerco në Geel, ndërsa autoritetet kanë bllokuar gjithë fermën e shpendëve.

Si masë parandaluese, vezët e këtij prodhuesi po tërhiqen nga tregu edhe në tetë vende të tjera evropiane, përfshirë Holandën, Francën, Italinë dhe Portugalinë, deklaroi zëdhënësja e FASFC-së, Helene Bonte.

Salmonela u zbulua për herë të parë në këtë fermë në fund të prillit, duke nxitur në maj tërheqjen në shkallë të gjerë të të gjitha vezëve nga objekti i kompanisë në Geel.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit