Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, bëri të ditur se në vetëm 10 muaj janë realizuar 1116 projekte në komunat e vendit, me një investim total prej 18 miliardë denarë.
Ky nuk është thjesht marketing, por një vizion politik që po bëhet realitet. Për herë të parë, komunat nuk po mbeten më pas dore, por po vendosen në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të barabartë.
Çdo komunë, qytet dhe lagje përfitojnë nga një qasje e re e qeverisjes:
-
Më shumë mjete financiare
-
Më shumë projekte konkrete
-
Më shumë përgjegjësi në zhvillim
Ky model punon me fokus në punë konkrete, zhvillim të barabartë dhe politika që sjellin rezultate.
“Vazhdojmë me të njëjtin ritëm, me të njëjtin vizion! Në çdo cep të Maqedonisë së Veriut po ndodh ndryshimi më i madh ndonjëherë,” tha Azizi.
Investimet përfshijnë projekte të ndryshme si:
-
Rrugë të reja
-
Shkolla të reja
-
Ndriçim publik
-
Ujësjellës
-
Parqe dhe infrastrukturë moderne
Ky është investimi më i madh në historinë e vetëqeverisjes lokale në vend.
“Ne nuk premtuam fjalë boshe – ne vepruam,” përfundoi zëdhënësja..





