Vendi i dytë për „Replek“ në HR Days në Rovinj: „RESET“ ndër praktikat kryesore rajonale të HR

 

„Replek“ edhe një herë konfirmon se qasja strategjike dhe bashkëkohore në menaxhimin e punonjësve është një nga parakushtet kryesore për suksesin në biznes. Kjo kompani farmaceutike fitoi vendin e dytë për praktikën më të mirë rajonale të HR në kategorinë e kompanive me deri në 1.000 të punësuar, në edicionin e 14-të të konferencës HR Days, e cila u mbajt nga 21 deri më 23 prill në Rovinj, Kroaci.

Platforma „RESET – Recetë për mirëqenie“ e „Replek“ u vlerësua për qasjen e saj ndaj mirëqenies së punonjësve, përmes së cilës integrohet me sukses kujdesi për shëndetin fizik dhe mendor, si dhe krijimi i shprehive të shëndetshme, jo vetëm brenda kompanisë, por edhe më gjerë në komunitet.

“Për ne, në fokus janë njerëzit, mirëqenia, motivimi dhe ndjenja e përkatësisë së të cilëve janë shtytës të zhvillimit të qëndrueshëm. Nga një iniciativë e brendshme origjinale, ‘RESET’ u shndërrua në një platformë që krijon vlerë edhe për komunitetin, duke nxitur shprehi të shëndetshme, ndryshime pozitive dhe duke sjellë rezultate të rëndësishme,” theksoi Taња Ivanova Gjorgjievska, drejtoreshë e sektorit për njerëz në „Replek“, e cila e prezantoi praktikën në ngjarje.

Konferenca, e organizuar nga Alma Career Croatia, mblodhi më shumë se 500 liderë të HR, menaxherë dhe ekspertë nga rajoni, të cilët diskutuan për sfidat më aktuale të tregut të punës, si ndikimi i përshpejtuar i inteligjencës artificiale, mungesa e fuqisë punëtore, largimi i të rinjve dhe kornizat e reja rregullatore.

Ngjarja u shënua edhe nga ligjërata frymëzuese të ekspertëve të njohur ndërkombëtarë, duke prezantuar njohuri dhe perspektiva të reja nga kjo fushë.

Në një mjedis kaq dinamik, HR Days edhe një herë e afirmoi rolin e saj si platformë ku takohen ide, përvoja dhe zgjidhje konkrete.

Ky çmim rajonal përfaqëson një tregues të qartë se praktikat që zhvillohen në „Replek“ jo vetëm që krijojnë vlerë për punonjësit, por njihen edhe si shembull i menaxhimit modern dhe të përgjegjshëm të njerëzve në një kontekst më të gjerë.

Platforma RESET vitin e kaluar u shpall si praktika më e mirë e HR në Maqedoni nga Shoqata Maqedonase për Burime Njerëzore.

Me më shumë se 80 vite traditë dhe një orientim të qartë drejt së ardhmes, „Replek“ vazhdon të investojë në njerëzit si kapitalin e saj më të vlefshëm, duke ndërtuar një kulturë që krijon vlerë afatgjatë për kompaninë, punonjësit dhe komunitetin.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit