Ish-kryetari i Komunës së Lozovës, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, është referuar zhvillimeve aktuale politike dhe ka dërguar mesazhe kritike ndaj ish-funksionarëve të cilët, siç thekson, sot paraqiten si reformatorë.”
Në postim, Velkovski shkroi:
KALORËSIT E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT
Gjeneralë pa ushtri. Arkitektë të disfatëve, sot paraqiten si reformatorë.
Dje u ulën në tryezën e rrumbullakët për të diskutuar të ardhmen e LSDM-së.
Interesante…
Askush nuk foli për të kaluarën.
Për disfatat zgjedhore.
Për përgjegjësinë.
Për vitet kur heshtën.
Për të gjitha kompromiset e bëra për të ruajtur karriget.
Të njëjtët ish-ministra, deputetë dhe funksionarë që për vite e drejtuan partinë nga disfata në disfatë, sot japin mësime për reforma.
Kjo është sikur një zjarrfikës të mbajë ligjëratë për parandalimin, ndërsa pas tij shtëpia ende po digjet.
Dhe mbetet një pyetje…
Sa herë gjatë viteve kanë shkuar për të bërë “puthje dore” për funksione dhe pozita?
Dhe akoma më e rëndësishme…
A do të kenë guximin të shkojnë përsëri për të bërë ” puthje dore ” nëse kjo është çmimi për edhe një karrige?
Reformat pa vetëkritikë nuk janë reforma.
Ato janë vetëm edhe një ripërsëritje.
LSDM-së nuk i duhen gjeneralë pa ushtri.
I duhen njerëz që dinë si të fitohet besimi, e jo si të humbet ai.
“Gjëja më e lehtë është të luash shpëtimtarin e zjarrit që e ke ndezur vetë.”





