Për këtë stadium në Veles janë shpenzuar rreth 400 mije euro, ndërsa të rinjtë të cilët u deshtë ta shfrytëzojnë për sport, këtë stadium dhe barin i cili e ka mbuluar fushën mund ta shohin vetëm nga kjo pjese këtu.
Stadiumi nga jashtë ishte i rrethuar me mbrojtëse që as mos të duken bari i egër dhe ferrat. Ndërsa një sportist i ri që bënte vrap aty pranë thotë se ky stadium në këtë gjendje është për shume së pesë vite.
“Ky nuk shfrytëzohet për ndeshje sportive. Ndoshta ka katër apo pesë vite që është kështu, ndoshta edhe më shumë. Është i nevojshëm për sportin sigurisht, duhen edhe shumë gjëra për sportin”, tha një qytetar.
Një i moshuar i cili kishte dalë për shëtitje rreth stadiumit të izoluar thotë se kjo gjendje është e mjerueshme për të rinjtë.
“Gjithkund është njëjtë, në cilin shekull jetojmë është njëjtë gjithandej, Unë vij ndonjëherë këtu, e bënë dhe e lanë pa e mirëmbajte. E dini sa para janë shpenzuar për këtë stadium? Jo nuk e di”, u shpreh një qytetar.
Stadiumi ndihmës në parkun e Velesit ishte premtuar të jenë terren ndihmës për Klubin e Futbollit “Borec”. Edhe pse autoritetet thonë se deri para një viti është mirëmbajtur, qytetarët e Velesit dhe banorët e zonës përreth thonë se ky stadium që nga ndërtimi ka mbetur në këtë gjendje. Në shikim të parë, gjendja e stadiumit ngre pikëpyetjet nëse vërtet në këtë stadium janë shpenzuar shumat e fituara na UEFA. Qytetarët thonë se ka dyshimet të bazuara për keqpërdorime./Alsat.mk