Shkup, 14 nëntor – Prokuroria ende nuk jep asnjë detaj lidhur me vdekjen e 25 vjeçares Daorsa Spahiu nga Gjakova, në Tetovë javë më parë. Në pyetjet drejtuar prokurorisë vazhdimisht thuhet se, vdekja e Daorsa Spahiut nuk ka elemente që tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e ndonjë vepre penale. Prokuroria thotë se rasti po hetohet dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e tij. Raport nuk ka ende as nga obduksioni i trupit të 25 vjeçares, nga ana e mjekësisë ligjore. Por, sipas të dhënave të televizionit Alsat, për rastin e Daorsës, janë marrë në pyetje disa perona. /Alsat.mk





